Banorët e "BBV" u vunë në provë nga produksioni, teksa të ndarë në cifte, u sfiduan që të gjenin sekretet e partnerit në lojë, ose më saktësisht të gjenin nëse këto sekrete ishin të vërteta apo fallco e nëse nuk do të jepnin përgjigjen e saktë, do të përfundonin me një kovë me bojë në kokë.
Kështu, një prej të fshehtave me të cilat nisi loja ishte ajo e Bledi Manes, teksa u tha se ai kishte qenë i fejuar me një gazetare të njohur shqiptare. Nita, partnerja e tij në këtë rast, u përgjigj saktë duke thënë se nuk ishte e vërtetë, pra nuk ka pasur fejesë për gazetarin.
Po e dimë, është lojë shumë konfuze, po gjithsesi vazhdojmë. Më pas u aludua se Kristi kishte qenë striptist në kohën kur ishte student, sekret që sërish nuk ishte i vërtetë dhe Ronaldo u përgjigj saktë.
Nga ana tjetër, konstatimit "jam gay" për Ronaldon, Kristi ju përgjigj se ishte e vërtetë, cka bëri që të përfundonte me bojë në kokë sepse gazetari pranoi se nuk ishte. Elvisi gjeti saktë që Qetsori dukur ka kandiduar për deputet me një forcë politike në zonën e tij.
Ndërkohë për fat të keq, edhe pse është takuar me Ronaldo-n e Neymar, Jori NUK ka qenë në një festë në Ibiza me DiCaprio-n dhe Dea u përgjigj gabim në këtë rast. Do ishte goxha sekret...
Po ashtu mësuan se Keisi po shkruante një libër për jetën e saj, pra ishte një sekret i vërtetë dhe Lorenci u përgjigj gabim, edhe pse nuk i vemë faj se të gjithë si ai do përgjigjeshim.
Sa për ciftin, Kiara mendoi se Luizi kishte gjetur vërtet një portofol me 12 mijë euro në rrugë, cka ishte shumë e pavërtetë, ndërsa Luizi u përgjigj saktë për sekretin që moderatorja ishte zënën me personat e familjes para hyrjes në "BBVIP": Nuk kishte pasur sherr.



