Kandidati i PS per bashkine e Shkodres vijon takimet e tij me qytetaret. Diten e sotme ai ka zhvilluar nje takim me biznesin e vogel prane zones se Ures se Mesit. Problemet me mbetjet, mungesa e sherbimeve ne sektorin e bujqesise, mungesa e ujit ne kanalet vaditese, ishin vetem disa nga problematikat qe qytetaret i shprehen Becit.
"Me biznesin e vogël pranë zonës së Urës së Mesit. Probleme të theksuara me mbetjet përreth Urës. Mungesë e shërbimeve në sektorin e bujqësisë, mungesë uji në kanalet vaditëse në fshatin e Postrribës. Mungesë e ujit të pijshëm, në pothuaj të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative. Këto janë çështjet që ata ngrenë, fatkeqësisht në këtë zonë dora e Bashkisë nuk ndjehet hiç. Jam I bindur që banorët e bashkisë Shkodër, kudo që ata jetojnë, e sidomos të fshatrave të mëdhenj pranë qytetit, duhet të kenë të njëjtin nivel shërbimesh, si brenda në qytet. Na duhet “Bashkia në punë”, të ndërtojmë një institucion që bën punët e shtëpisë së tij mirë dhe shpejt dhe i përgjigjet në kohë nevojave që kanë qytetarët."



