Lot gëzimi në sytë e Luljetës, “Ka Një Mesazh Për Ty” i realizon mrekullinë që priste prej 27 vjetësh

Luljeta ka ardhur posaçërisht nga Anglia në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rivendosur kontaktet me një person shumë të veçantë.

 

 

Ajo rrëfen në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se këtë person e takoi rreth moshës 23-24 vjeçare kur erdhi nga Erseka në Tiranë në kërkim të më të mirës për veten.

Asokohe Elvana vuante edhe nga problemet shëndetësore, për të cilat më pas u kurua në Angli dhe sot jeton shumë mirë vetëm me një veshkë. Por kur ajo kalonte momentet e vështira, pranë kishte mikeshën e saj, Elvanën që ishte mbështetja e saj më e madhe.

 

Luljeta: U njoha me një shoqe, jam njohur në kishë. Elvana ishte një vajzë, nuk di si ta përshkruaj. Ishte një vajzë e ëmbël, shpirtmirë, një zemër shumë të madhe, më jepte ndihmë në maksimum.

 

Ardit Gjebrea: Elvana ishte nga Tirana?

Luljeta: Po, nga Tirana. Ishte një vajzë që nuk e di… e shkëlqyer nga të gjitha anët.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte Elvana për ty?

Luljeta: Ajo bënte për mua që të ndihesha mirë në shumë aspekte të jetës. Për shembull unë kam qenë shumë e turpshme, e tërhequr…

 

Ardit Gjebrea: Në momentet e tua të vështira ajo të është gjendur gjithmonë pranë, unë e di sepse e kam lexuar historinë tënde dhe të ka dhënë kurajë gjatë gjithë kohës.

Luljeta: Jashtëzakonisht.

 

Ardit Gjebrea: Sidomos në momentet e tua të rënduara shpirtërore, ajo ka qenë një dritë gëzimi për ty, një rreze shprese dhe të thoshte “do të bëhet më mirë, ki besim”.

Luljeta: “Ki besim” dhe gjithmonë më thoshte “ti do bëhesh mirë dhe ti do kesh një jetë aq të lumtur sa do shikosh se ç’do ndodhë më pas”.

 

Ardit Gjebrea: Dhe kur erdhi Chris në jetën tënde, ti Luljetë e dashur, të parës që ia ke thënë ka qenë Elvana.

Luljeta: Po, edhe asnjërit nga të familjes time, i kam thënë Elvanës.

Ardit Gjebrea: Dhe Elvana çfarë tha?

 

Luljeta: Elvana u gëzua aq shumë sa nuk e imagjinoje dot. Më thoshte, më puthte, më përqafonte “o Zot i madh çfarë lumturie që kam për ty o Zot dhe shiko Zoti të dha atë që ti meriton dhe atë realizimin të mrekullueshëm që…”

Luljeta e prezantoi mikeshën e saj me bashkëshortin, i cili është anglez, quhet Chris dhe me të ka një djalë e një vajzë. Djali i Luljetës është martuar vetëm një javë më parë me një vajzë shqiptare. Kur Elvana takoi Chris, ajo ishte tej mase e lumtur për shoqen e saj.

 

Luljeta i caktoi vendin e nderit në dasmë së bashku me familjen e saj dhe më pas emigroi drejt Anglisë. Atje vajzat nisën të mbanin letërkëmbim, Luljeta solli në jetë djalin ndërsa Elvana vajzën, por krejt papritur, kontaktet u shkëputën për 27 vjet.

 

Ardit Gjebrea: Si ndodhi që ju papritmas e humbët njëra-tjetrë?

Luljeta: Papritmas ndodhi kjo gjë sepse unë ndërrova shtëpi dhe kur ndërron shtëpi ke adresë të ndryshme sigurisht dhe në atë moment humbëm kontaktet.

Ardit Gjebrea: Numër telefoni nuk kishit?

Luljeta: Kishim numër telefoni por numri i telefonit të prindërve të saj nuk punonte sepse në atë kohë prindërit humbën jetën, unë dërgoja letra dhe letrat më vinin mbrapsht.

 

Ardit Gjebrea: Ndoshta do të ketë ndryshuar dhe ajo shtëpi.

Luljeta: Po, por ishte ky problem në fakt sepse ajo u martua dhe kishte mbiemrin e burrit se unë për emrin e dija dhe u mundova në rrjetet sociale…

Ardit Gjebrea: Po pra se sot përmes rrjeteve sociale çfarë nuk gjen.

Luljeta: Oh bëra çfarë të të them, të pamundurën, ishte e pamundur. Kur i thashë vajzës time që o Zot i madh që në qoftë se gjej atë shoqen time që e dua aq shumë, do jetë një mrekulli, një madhështi për mua.

Ky ishte momenti kur Luljeta vendosi të bënte përpjekjen e saj të fundit dhe të kontaktonte “Ka Një Mesazh Për Ty” me shpresën për të rigjetur mikeshën. Moderatori Ardit Gjebrea i përcjell lajmin emocionues se stafi i rubrikës ka arritur të gjejë Elvanën, një moment që e bën Luljetën të lotojë nga gëzimi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME