Fillimisht të shumta kanë qenë komentet e publikut, “pse u fut Visi aty”, “nuk ka lidhje Visi aty”, “çfarë po bën Visi aty” dhe të tjera komente të këtij lloji.

Por javë pas jave publiku është dashuruar edhe njëherë tjetër me Visin. Publiku tashmë e donte dhe e vlerësonte si artist humorist, por nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP ka filluar ta dojë edhe si qenie njerëzore.

Visi është mbi të gjitha një njeri me këmbë në tokë, një njeri që pavarësisht suksesit si aktor humori, ka ngelur i thjeshtë dhe i vetëdijshëm mbi thelbin e të qenurit NJERI. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Big Brother ai i ka dhuruar publikut edukatë, humanizëm, të qeshura dhe qetësi. Gjithmonë objektiv në mendimet e tij dhe asnjëherë me intriga apo fjalë banale.

Vlera të tilla, shoqëria duhet ti shpërblejë dhe duhet ti njohë edhe si shembull. Shoqërisë tonë i mungon “takati” me mbrojt vlera të tilla. E joshur nga dritat e spektaklit, e mësuar me rrëmujë, sharje, ofendime, intriga, pengesa,

gënjeshtra etj, shoqëria jonë e cila i do vlerat, ka harruar se ato ekzistojnë, por ja që ekzistojnë dhe i gjejmë te një artist si Visi. Sepse e ka thënë “poeti”, artistin e madh e bën njeriu i madh. Ja pse Vis Pupa meriton të shpërblehet me fitoren e garës ku është futur, sepse mbi të gjitha ka vlera njerëzore të admirueshme.