“Burri të më plotësojë dëshirat dhe le të flasë me kë të dojë”, telefonuesja shokon studion

Kontrolli i celularit të partnerit është tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan e cila përfshiu edhe telefonueset.

 

Njera prej tyre u shpreh se nuk duhet kontrolluar celulari i partnerit dhe as ajo vetë nuk e ka kryer ndonjëherë si veprim. Më pas telefonuesja shtoi se asaj i mjafton që partneri t’i “plotësojë dëshirat”.

 

Telefonuesja: Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon.

Katerina Trungu: Si moj të flasë me kë të dojë në telefon?!

 

Telefonuesja: Unë këtë kam zgjidhje.

Rei Bezhani: Po në qoftë se plotësohen dy dëshira në telefon?

Telefonuesja: Nuk të dëgjoj.

Katerina Trungu: Po thonim, ai vërtet t’i plotëson dëshirat, por pse duhet të flasë me të tjerë në telefon?

 

Telefonuesja: Po dhe ai ka shoqe.

Mardjola Baco: Edhe xhindi i dëshirave, Aladini e çliroi më në fund, ia plotësoi 3 dëshirat kryesore dhe e çliroi, tani edhe ta marrësh këtë burrin e shkretë, ta shfrytëzosh deri në infinit, më plotëso këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, ai prapë nuk është i lirë.

Rei Bezhani: Pas të tretës pastaj dëshira fillon ndryshon.

Mardjola Baco: Ai mund të kthehet prapë, mund të bëjë dëshirën e tij dhe të kthehet prapë aty ku nuk ka dëshirë. Njeriu jeton në burgun më të madh në atë lloj forme.

 

Telefonuesja: Ai m’i plotëson dëshirat mua.

Mardjola Baco: Po ju atij?

Telefonuesja: Ai më bën pazarin, ai ka shoqe në zyrë.

 

Mardjola Baco: Jo, shoqja është tjetër gjë, koleget janë tjetër gjë.

Katerina Trungu: Mirë shoqe e thamë pra, shoqe, kolege është shumë normale, unë them mos ka ndonjë bisedë, po themi…

Telefonuesja: Epo punë e madhe le të bëjë ç’të dojë!

Katerina Trungu: O ç’më kënaqe! Ti e paske bërë si llampa e Aladinit burrin!

Telefonuesja: Të bëjë ç’të dojë moj!

Katerina Trungu: Mirë, të uroj të keni shëndet dhe të jeni të lumtur në mënyrën tuaj.

 

Telefonuesja: Të të them dhe një fjalë të fundit?

Katerina Trungu: Po.

Telefonuesja: Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME