Kandidati per bashkine e Shkodres Benet Beci ka zhvilluar nje takim me banoret e Rrethinave. Ai eshte njohur me problemet qe keta banore kane prej kohesh.
"Me banorët e Rrethinave. Në një komunitet të madh ku problemet e infrastrukturës janë shqetësuese. Shkolla e mesme mungon në këtë zonë, ndërsa uji i pijshëm ka cilësi për tu përdorur për vaditje, por jo konsum familjar. Mbeturinat, mungesa e transportit publik ... është e gjatë.
Çfarë mund të bëjë bashkia me burimet e veta për këto shqetësime?
Shumë më tepër sesa sot:
- Mund dhe duhet të kemi një qytet dhe fshatra shumë më të pastër se sa kemi sot.
- Mund dhe duhet të kemi një kontroll më të mirë të territorit dhe të hapësirave publike.
- Mund dhe do të kemi një transport publik që mbulon gjithë qytetin dhe fshatrat më të mëdhenj që të jenë praktikisht pjesë e qytetit.
- Mund dhe do të kemi një rrjet të mbrojtur të korsive të biçikletave.
- Mund dhe do të kemi trotuare të çliruara, të investuara e të mirëmbajtura.
- Mund dhe do të kemi rrugë të fshatrave të investuar e të mirëmbajtura.
- Mund dhe do të kemi shkolla të pastra, të ngrohta, të mirëmbajtura dhe terrene shkollore sportive të përshtatshme.
- Mund dhe do të kemi lagje të pastra, të sigurta e të ndriçuara.
- Mund dhe do të kemi shërbim më cilësor në shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve."



