I kërkoi vëllait një fëmijë, Sadetja: Certifikata e shtëpisë më ka lënë pa të

Sadetja hyri në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shumë e revoltuar ndaj Ilirit, vëllait të vogël që e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”.

 

Vëllai i kërkon firmën e një testamenti të lënë nga prindërit, por Sadetja nuk ia jep. Ajo ka si kusht marrjen e një certifikate shtëpie e cila ka lidhje me një fëmijë që ajo ka kërkuar nga një tjetër prej vëllezërve.

 

Ardit Gjebrea: Sadete, pse je e mërzitur me vëllain?

Sadete: Jam e mërzitur zoti Ardit se kur kisha unë hallin më të madh për një certifikatë shtëpie unë kam ngelur sot pa fëmijë, pa shtëpi, asnjeri s’më ndihmon, pa gjendje. Jam në këtë moshë sot, po punoj grua plakë atje në rrobaqepësi.

 

Ardit Gjebrea: Më fal Sadete, çfarë lidhjeje ka certifikata e shtëpisë me fëmijën?

Sadete: Ka lidhje se unë më përpara disa viteve, unë i kam kërkuar këtyre një fëmijë.

 

Ardit Gjebrea: Kujt?

Sadete: Jo këtij, po vëllait tjetër.

Ardit Gjebrea: Si, domethënë doje që t’ia merrje vëllait?

 

Sadete: Po, doja që të kisha edhe unë një fëmijë. Kur unë humba shpresat e mia, s’kisha më shpresa.

Ardit Gjebrea: Doje që familja e vëllait të bënte një fëmijë dhe të ta jepte ty?

 

Sadete: Po.

Ardit Gjebrea: Ta adoptoje ligjërisht?

Sadete: Po. Kurse unë pengesë kisha certifikatën e shtëpisë, s’e kisha.

 

Eni Çobani: Një nga kushtet e birësimit është të kesh një banesë, një banesë në emrin tënd dhe detaj edhe sot, unë i thërras Dete se kemi krijuar aq afrimitet me njëra-tjetrën, edhe sot e kësaj dite nuk ka shtëpi, edhe atje ku ajo është martuar prej 44 vitesh, nuk ka banesë. Për arsye të tillë, ua ka kërkuar këtyre.

 

Vëllai që ka pranuar t’i japë Sadetes fëmijën i ka thënë se vetëm kaq mundet të bëjë për të, por certifikatë nuk ka. Megjithatë, vjehrrit e kanë kundërshtuar këtë dëshirë të Sadetes dhe i kanë thënë ta marrë fëmijën në jetimore e ajo nisi të ndiqte procedurat.

 

Sadete: Ai kishte tre fëmijë dhe më tha një për ty do ta jap. Edhe nisi të katërtin për ta marrë unë. Unë shkova kam bërë seanca atje në… e harrova, ndërkohë iu thashë pleqve që kisha në shtëpi, isha bashkë me vjehrrin dhe me vjehrrën edhe i thashë këtyre unë desha të birësoj një fëmijë nga vëllai im. “Jo”, thanë ata, “jo te vëllai jot po ik merre aty ku kanë ikur të gjithë”. Edhe unë shkova atje.

 

Eni Çobani: Pra nuk donin ta merrnin nga familja, e donin të huaj komplet.

 

Ardit Gjebrea: Kuptova.Dhe ti vajte në befotrof.

Sadete: Vajta atje. Ato, pasi bëra 6 muaj seanca ik e hajde që isha pa punë edhe më thanë në fund që ne duam certifikatën e shtëpisë, unë s’e kisha./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME