“I shkarraviste fletoret dhe i griste librat”, Mirela: si e mbështeti shoku i bankës djalin tim me autizëm

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Mirela rrëfeu historinë e Soirdjos, djalit të saj të vogël i cili është diagnostikuar me spektrin e autizmit. Në moshën 2-vjeçare Soirdjo nuk reagonte ndaj thirrjeve ndërsa me marrjen e diagnozës dhe terapitë intensive, nisi të thoshte fjalët e para në moshën 5-vjeçare, pa ua ditur kuptimin.

 

Kur ishte 8 vjeç, prindërit vendosin ta dërgojnë në një shkollë publike, edhe pse me frikën e madhe se si do të gjendej aty. Frika e tyre nuk u trupëzua kurrë sepse jo vetëm stafi, por edhe nxënësit ishin gjithnjë në krah të Soirdjos duke e mbrojtur nga gjithçka.

 

Mirela ka ardhur për të falenderuar një nxënës shumë të veçantë nga kjo klasë, pa e ditur se një pjesë e kësaj të fundit ka ardhur në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’iu gjendur pranë. Pasi moderatori Ardit Gjebrea i zbulon këtë surprizë, Mirela përlotet nga mirënjohja.

 

Mirela: Kjo është klasa, por mes klasës kemi edhe një Erinaldo që është gjatë gjithë kohës në bankë, nga klasa e parë e deri tani me Soirdjon. Erinaldo ka duruar Soirdjon kur Soirdjo i shkarraviste fletoret, i griste librat, i priste çantën me gërshërë, çanta që Erinaldos mund t’i vinin nga jashtë, nga Amerika, por që Erinaldo nuk u ndie asnjëherë, që të ankohet apo që të thoshte që unë nuk rri më me të në bankë sepse s’e duroj dot ose…

 

Unë që shkoja te mami i Erinaldos dhe ndihesha keq e në faj dhe i thosha të ta paguaj ose të blejmë çantë të re ose çfarëdo domethënë. Ajo që thoshte “s’bëhet fjalë, vetëm të kemi çunat mirë”, domethënë një bravo të madhe për prindërit e këtyre fëmijëve sepse i kanë rritur në një mënyrë që të kujdesen për këto persona, Ardit.

 

Erinaldo kujdeset për Soirdjon në çdo moment. Çdo ditë kur unë shkoj ta marr, Erinaldo i bën çantën gati, i fut librat në çantë që mos të harrojë diçka, kujdeset në fizkulturë kur kanë, e merr. Më thonë edhe në rrugë Ardit, ishte një periudhë kur Erinaldo e sillte edhe në shtëpi, nga shkolla e sillte në shtëpi dhe i vendos dorën në qafë, e mban afër, i mban çadrën, sikur ta kishte vërtet…

 

Ardit Gjebrea: Vëlla.

Mirela: Vëlla. Kujdeset se këto që janë adoleshentë kanë dhe atë ndrojtjen se mos… ai s’e ka problem fare, fare që të shoqërohet me një fëmijë si Irdjo im./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME