Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër, ka uruar sot Pashkët Ortodokse i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
“Sot, me Fitoren, bashkëshorten time, në një vizitë urimi për festën e Pashkës, në Kishën Ortodokse. Kënaqësi takimi me atë Aleksandër Petani, atë Nikolla Petani dhe bashkëqytetarët shkodranë. Pashkë të bardha!”, shkruan Beci në një publikim në rrjetet sociale, shoqëruar me foto.



