Banorët e “Big Brother VIP” janë argëtuar shumë mbrëmjen e djeshme. Vëllai i Madh u organizoi një ‘Pyjama Party’ ku edhe luajtën. Ata kishin në dispozicion një rulotë, ku kishte dënime të ndryshme dhe disa prej tyre ishin me ‘spec’.
Nëse refuzonin që të kryenin dënimin, atëherë do të pinin shots. Tek loja e rulotit, Dea Mishel i ra dënimi ku duhet të puthte personin që ndodhej në të djathtë të saj dhe aty ndodhej Luiz Ejlli.
Dea i ka marrë lejë Kiara Titos, e cila fillimisht e ka lejuar. Por, në momentin e fundit, moderatorja ka ndërhyrë dhe nuk lejoi që të ndodhte puthja në buzë mes Luizit dhe Deas. Më pas kjo e fundit, e ka kryer dënimin duke puthur në buzë Nita Latifin. Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer çdo rekord shikueshmërie.
Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku çdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizori duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet. Finalja e madhe pritet te ndodh me 6 maj dhe po komentohet se do te mbahet ne stadiumin “Air Albania”. Shiko videon:



