50 vjecarja e virgjer tregon historine se si u martua me australianin dhe e cuditi ate

Rubrika “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk solli vetëm një konflikt mes shoqesh, por edhe historinë e rrallë të Faries. Ajo ka qenë e martuar me një shqiptar i cili kishte emigruar në Australi prej viteve ’50 dhe më pas u kthye në atdhe.

 

Faria jetonte në shtëpinë e xhaxhait, i cili e kishte birësuar sepse s’kishte fëmijë dhe njëkohësisht edhe tek prindërit biologjikë. Ajo refuzonte të martohej për mos të lënë vetëm familjen që e kishte rritur. Kur u martua me bashkëshortin, ajo ishte 50 vjeçe dhe ende nuk kishte pasur asnjë histori dashurie.

 

Farie: Pas 6-7 vjetësh erdhi zotëria prej Australie, erdhi në Bulqizë.

Ardit Gjebrea: Po ndonjë histori dashurie ke patur?

Farie: Mos! S’jam marrë fare me atë punë. E kisha stakuar, bir nëne të më dilte para! Ka marrë fund!

 

Eni Çobani: Si e ka lindur nëna, e ka gjetur australiani.

Ardit Gjebrea: Domethënë australiani…

Farie: Australiani, unë zgjodha njeriun jo pasurinë se pasuria ishte zero.

Ardit Gjebrea: E di, po ti te australiani vajte vajzë.

 

Farie: Po.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Farie: 50 vjeçe jam martuar.

 

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte ai kur ti ishe 50?

Farie: 65.

Ardit Gjebrea: Nuk u çudit ai kur gjeti një 50-vjeçare vajzë?

Farie: Eh, ishte gjë e jashtëzakonshme dhe kjo e cuditi ate. Por unë i kisha bërë një vendim vetvetes, o rri si është për të ndenjur o krijo familje

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME