Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Artiola Toska ka folur për dashurinë e saj dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Artiola Toska thotë se ata kanë 22 vite bashkë teksa ka shtuar se dashuria e tyre ishte me shikim të parë kur janë takuar në Prizren.

Aria: Burrin tënd a e ke dashuruar sa e pe?

Artiola Toska: Edhe burri im është tirons. 2 tirons jemi takuar në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë.

Alketa Vejsiu: Dhe vazhdon për 22 vjet me radhë?

Artiola Toska: Po.

Alketa Vejsiu: Shumë bukur./tvklan.al