Peshkimi i paligjshëm duke përdorur metoda barbare me korrent, vazhdon i pa shqetësuar nga askush në Shkodër.

Ndonëse këtë problem e kemi trajtuar disa herë, duket se askush nga autoritetet përkatëse nuk ka marrë asnjë masë.

Video më e fundit ka mbërritur pak më parë në redaksinë e Joq Albania ku shikohet një skenë e neveritshme.

Peshkatarët e paligjshëm kanë vrarë peshqit me korrent dhe i kanë lënë në tokë. Videon e kanë filmuar qytetarët në afërsi të Urës së Bunës.

Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Në Shkoder, vriten dhe lihen nga peshkimi i paligjshëm me korent. Tek Ura e Bunes. Faleminderit.