Detyra e pambaruar e një babai ndaj fëmijëve të tij: Nuk jam ngopur ende!

Xhiliola rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” marrëdhënien me babain e saj, i cili ka qenë gjithnjë figura autoritare në familje dhe njëkohësisht shtylla e shtëpisë. Ajo ndau edhe episodin kur familja mësoi se Gjergji kishte një tumor në vesh dhe sa e vështirë ishte situata për të gjithë.

Grumbullimi i të gjithë këtyre emocioneve, ndjesive dhe eksperiencave me të atin e ka sjellë Xhiliolën në “E Diela Shqiptare”në Tv Klan me dëshirën për t’i dërguar një mesazh. Përgjigjja që ajo merr prej Gjergjit është befasuese sepse edhe pas gjithë përpjekjeve, ai mendon se nuk e ka përmbushur detyrën si prind.

Xhiliola: Unë e di që për natyrë ti je shumë modest dhe të karakterizon thjeshtësia nga mëngjesi deri në darkë, këshillë të cilën ma ke dhënë gjithmonë me vete në xhep dhe ma ke thënë vazhdimisht, por përtej kësaj, unë dua të të shpreh mirënjohjen, konsideratën, sakrificën, gjithë çfarë ke bërë në gjithë këtë rrugëtim jetësor…

Gjergji: Po. Urdhëro, ke më? Tani, po e mbarove fjalinë dëgjo babin tani. Të kesh fëmijë është gjë e bukur, e jashtëzakonshme dhe të rritësh fëmijë e t’i edukosh është gjë shumë e vështirë, kërkon një përkushtim të jashtëzakonshëm që unë pretendoj se nuk e kam bërë të tërën aq sa duhet sepse puna na ka mbajtur që nuk kemi qenë aq afër kur keni qenë të vegjël kështu që detyrimi im për atë që shpreh ti mirënjohjen nuk përfundon këtu. Është një shprehje popullore, e vjetër por ka kuptim në sensin pozitiv, jo në sensin negativ.

Kur fëmija është i vogël, të zgjon nga gjumi. Kur fëmija është i rritur të lë pa gjumë. Në çfarë kuptimi? Kur është i vogël është i vogël sepse belbëzon, qan edhe meraku… kur është i rritur dhe është në distancë, larg, besoj edhe Arditi për djalin, për Jonin ka merak dhe mund të jetë i rritur e me kushte të mira e ku di unë, meraku është prapë prandaj të lë pa gjumë. Mua më pëlqejnë surprizat, edhe këto falenderimet, edhe këto mirënjohjet por unë nuk e ndiej akoma që e kam bërë atë detyrën që të jem i ngopur./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME