Duket se duhej një natë argëtimi me alkool që Luizi dhe Efi të ulnin armët përballë njëri-tjetrit.

Nën efektin e pijes, Efi në krahët e Luizit duket se ka bërë rrëfimin e saj më të sinqertë, duke treguar edhe disa informacione nga jashtë.

Efi zbuloi se pas daljes nga shtëpia e Big Brother herën e parë, ka telefonuar mamanë e Luizit. Ajo u shpreh se numrin ja dha mikja e Luizi, Jurgena, e cila në atë kohë i menaxhonte Instagramin këngëtarit.

Më tej, ajo u shpreh se pavarësisht të gjithave Luizin vazhdon ta ketë xhan dhe dëshiron që ai të jetë fitues. Nga ana tjetër, teksa përqafohen, edhe Luizi i thotë se edhe ai e donte në finale.

Ky rrëfim, u mbyll me paqe e mesa duket, pas përfundimit të këtij rrugëtimi, ata mund të mbeten miq shumë të mirë jashtë.