Familja e Riza Sallahit në zonën e Laprakës apelojnë për ndihmë pasi jetesa është bërë tejet e vështirë për to. Kryefamiljarja e shtëpisë tregon se 6 anëtarët e familjes marrin nga shteti 50 mijë lekë ndihmë ku me to nuk sigurojnë as bukën thatë.
Rritja e çmimeve e ka bërë akoma më të pamundur jetesën e familjes Sallahi.
6 anëtarët shpesh flenë pa bukë pasi të ardhurat që marrin nuk ju mjaftojnë për asgjë.
Në shtëpinë e tyre pothuajse gjithçka bazike mungon.
Këto shenja në tavan, tregojnë lagështirën e lartë që tashmë ka gërryer suvanë e cila duket se do të bjerë.
Telat e korrentit po ashtu qëndrojnë varur si një lajmërim rreziku jo vetëm prej varfërisë.
Fitimja zonja e shtëpisë prej 10 vitesh është e sëmurë dhe tregon që pas përkeqësimit të shëndetit gjendja ekonomike u rëndua.
Me 50mijë lekë të vjetra që i merr si ndihmë sociale shërbejnë për të siguruar sado pak ushqim.
Sytë i ka tek ndihma nga të tjerët.
Familja jeton në rrugën pavarësia në Laprakë.
E pamundur për t’i bërë ballë situatës kërkojnë ndihmë për t’iu gjendur pranë sado pak kushdo ka mundësi.