Lajmi se Robert De Niro është bërë baba për herë të 7 në moshën 79-vjeçare është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Telefonuesit nisën të jepnin mendimin nëse do ta paragjykonin një ngjarje të tillë nëse do të ndodhte në rrethin e tyre.
Meri, një telefonuese nga Vlora ndau historinë e familjes së saj. Nëna e Merit ishte 20 vjeçe kur u martua me babain e saj, i cili ishte 65 vjeç. Ky i fundit u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare, kur vëllai i Merit ishte vetëm 5 vjeç.
Meri: Babai im 80 vjeç ka bërë djalin dhe e ka lënë 5 vjeç. Nuk ka të bëjë mosha.
Aldo: E di që s’ka të bëjë mosha se atë e ka thënë shkenca. Ti vetë çfarë moshe ke?
Meri: Unë jam 50.
Aldo: Po vëllai?
Meri: Për këtë po që e lë fëmijën, nuk e rrit dot, jam dakord. Vëllai është më i vogël se unë.
Aldo: Sa më i vogël?
Meri: Është 46.
Aldo: Po ty sa vjeç ishte kur të bëri?
Meri: Mua më ka lënë 8 vjeçe.
Aldo: Një minutë, babai ty të ka bërë kur ishte 77 dhe atë 80?
Meri: Po kështu i bie.
Albana Çaushaj: Po nëna juaj sa vjeç ishte?
Meri: Lëre mos pyet për nënën.
Aldo: E marr vesh.
Meri: Mamaja ka qenë 20 vjeçe, babai ka qenë 65 kur e ka marrë.
Aldo: Qyqa! Janë martuar me dashuri apo me mblesëri?
Meri: Jo, ku kishte dashuri atëherë o Aldo.
Aldo: Po edhe kishte dashuri.
Meri: Kishte, por ishin të rralla dashuritë, me lajmësi.
Aldo: Me lajmësi. Babai besoj që nuk ka qenë i martuar apo ka qenë?
Meri: Ishte i martuar. Me fëmijë madje, mamaja 20 vjeç i ka mbushur te babai.