Kuptoi se burri e tradhtonte, Violeta: E torturova, ja çfarë i bëra…

Violeta, një telefonuese nga Korça në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon se 10 vite më parë ka kuptuar se burri ishte duke e tradhtuar. Ajo shprehet se nuk e kapi në flagrancë, por diçka kishte nuhatur. Violeta nuk zgjodhi të divorcohej, por bëri të kundërtën, mbajti një qëndrim të afërt me bashkëshortin derisa kuptoi se ai ishte penduar.

Violeta: Nuk është ndonjë moshë kështu, por para 10 vjetëve, unë po flas vetëm për veten time, diçka ndodhi sepse femra e kupton. Nuk është ndonjë tradhti e mirëfilltë që unë vërtet kisha parë diçka…

Aldo: Ndonjë gili-vili i vogël.

Violeta: Ndodhi diçka, u thye diçka, ndonjë fjalë tek e tuk dhe unë e bëra, e torturova në formën më të mirë të mundshme.

Aldo: Që do të thotë?

Violeta: Që do të thotë, që unë si nga ana si femër, si grua e mbajta shumë, shumë afër por edhe nuk e lija rehat. Qoftë krevati, qoftë edhe anët e tjera sa ai arriti lotoi. Qoftë edhe shembuj diku, ka ndodhur kjo diku, i ka ndodhur shoqes time dhe nga ana tjetër unë e mabjta jashtë mase afër dhe nuk i lija asgjë mangët. Vërtet, ai u kthye, tani kanë kaluar 10 vjet por jemi shumë mirë dhe unë kam bërë këtë që unë ia uroj edhe të tjerave. Përveç dashurisë që mund t’i japësh, mirësisë, ajo m’u kthye.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME