Braçe kritikë për çmimet: Boll i rropët njerëzit, është grabitje e pastër (VIDEO)

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, ku bën thirrje për të ulur çmimet, Braçe thotë se n se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

Ndër të tjera, Braçe shkruan se çmimi i grurit është ulur dhe se nuk e kupton se përse çmimi i bukës vijon të jetë ende i lartë.

Më tej, ai thotë që kjo që është duke u bërë aktualisht me çmimet ëhstë vjedhje e pastër.

Postimi:

“UUUULNIIIIIII CMIIIIIIMEEEEEET!

BOOOOOOOLL RROOOPET NJEREZIT!

Kur nje vit me pare rritet rrufeshem cmimet e produkteve te fabrikuara e te importuara, thate LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

Nje vit me pas;

Tregjet jane ekuilibruar nga efekti i menjehershem i luftes, boshlleku ne treg krijuar prej saj, cmimi i naftes ka rene ne nivelin e para luftes, euro ka rene gjithashtu, dollari edhe me shume;

PRA, CDO ELEMENT QE NDIKONTE NE CMIME KA PESUAR RENIE TE FORTE!

TREGTARE, PO JU PSE NUK I ULNI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA? Pseeeee?

Po ju tregtaret e miellit e pastaj te bukes cfare po beni?

CMIMI I GRURIT KA RENE, CMIMI I MISRIT KA RENE, CMIMI I THEKRES KA RENE; po cmimi i bukes pse rri ai qe ishte kur ju e ngritet? Kulmi!

PO JU TREGTARET E PERIMEVE E FRUTAVE CFARE PO BENI? Ne teegun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues te domates me cmimin banal 30 leke; PO KY CMIMI NE TIRANE 150 LEKE CFARE ESHTE? Pese here me shume!!!!

A jeni ne terezi?!

Sado te rrisim rrogat e pensionet ne, keto cmime grabisin cdo rritje! ESHTE GRABITJE E PASTER MBI NJEREZ NE NEVOJE ME SE SHUMTI!

JEPINI FUND!”,– shkroi Braçe.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...