Nisur nga sezoni tjetër ky program nuk do të jetë më pjesë e “Klan”, çfarë pritet të ndodhë?

Ashtu sic është aluduar ditët e fundit, jo vetë nga mediat, por nga vetë aktorët e programit të njohur të humorit “Klanifornia”, nisur nga sezoni i ardhshëm shfaqjen kabare nuk do ta shohim më në ekranin e Tv Klan. Burime ekskluzive për “Vip Magazine” dhe jo vetëm, bëjnë me dije se arsye përse ky produksion nuk do të jetë më pjesë e programacionit të Klan është pikërisht përfundimi i kontratës dhe mos rinovimi për një tjetër vit.

Megjithatë nuk dihet nëse programi do të mbyllet, do të “zhvendoset” diku tjetër apo do të ridiemnsionohet, ndoshta me protagonistë të tjerë e ndryshime në format. Ajo cka mund të theme me siguri është se Jul Deda nuk do të jetë më pjesë e tij, si aktor e drejtues artistik, duke qenë se pak ditë më parë postoi edhe foton e fundit nga ambientet e Tv klan dhe fotot e fundit nga rrugëtimi “fantastik” i spektaklit.

Ka dyshime në rrjet, nisur nga postimet e fundit të Julit se ai mund t’i ribashkohet “Portokalli”, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tij.

Interesante të dihet është projekti i radhës i Marina Vjollcës, moderatores së emisionit, e cila disa ditë më parë në një bisedë me ndjekësit tha se ka projekte të reja po pa zbuluar gjë akoma.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...