Dalja nga shtëpia e konkurrentit fitues Luiz Ejlli, erdhi me disa përplasje të bujshme virtuale e jo vetëm, me ata që pretendonin të ishin miqtë e tij.

Nisur nga dy shokët e vjetër, Mario dhe Joni, e po ashtu Meridian Ramçaj, që dolën kudo në media e rrjete sociale duke treguar me krenari shoqërinë me Luizin, gjërat ndryshuan mes djemve.

"Mbajti 10 mln lekë të çmimit për të blerë makinë" Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli
Gjatë një interviste, ish-konkurrenti u shpreh se shumë nga ata persona me të cilët ai prej vitesh s’kishte patur kontakt, kishin përfituar prej famës së tij. Këtu sigurisht futi edhe grupin e “shokëve” të lartpërmendur.

Për Luizin, vetëm njëri meritonte të quhej shok e vëlla dhe ishte personi që i kishte qëndruar pranë pa interes e pa dashur të dalë në media. Ai quhet Eni Bushati dhe Luizi na e ka prezantuar së fundmi të gjithëve, me një foto të ndarë në InstaStory.