Motrat Zalli rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve drejt Britanisë: Hipëm sipër kamionit, shoferi nuk e dinte…

“Good Morning Hope”, kështu titullohet libra i dy shqiptareve binjake të suksesshme në Britaninë e Madhe, Argita dhe Detina Zalli.

Të ftuara në emsionin “Opinion” në Tv Klan, motrat tregojnë kalavarin e vuajtjeve që u është dashur të perjetojnë për të shkuar nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Argita dhe Detina Zalli: Kemi 25 vite në Britani. Mundimet për të ikur larg Shqipërisë kanë nisur që në vitin 1997, por në 1999 kemi arritur të largohemi. Ne jetonim në Patos. Kemi pasur një fëmijëri shumë të lumtur dhe prindërit kishin tentuar për t’u larguar, por pa sukses.

Ne gjetëm një mënyrë me anën e një doktori. Babi ka dashur që të iknim në Amerikë, provuam në Kanada, derisa na gjeti ky udhëtim për në Angli. Ka qenë rastësi udhëtimi. Ne u nisëm për të shkuar me avion, përfunduam me kamion. Ne kishim paguar doktorin që ishte lidhur me një grup trafikantësh, na kërkuan 12 mijë Dollarë dhe në momentin që shkuam në aeroport, nuk na u lejua të udhëtonim.

Motrat, Argita dhe Detina Zalli tregojnë se si arritën që të hipnin sipër një kamioni që transportonte ushqim kafshësh, drejt Britanisë.

Argita dhe Detina Zalli: Shkuam në Milano, morëm trenin dhe më vonë morëm trenin për Paris, ishte shumë e vështirë. Nuk kishim as karta telefoni, derisa mësuam që personi që na prisnte ne, kishte probleme me policinë. Na u tha se “ku jeni këtu, si mendoni se do të ikni me tren në Londër?”. Pastaj përfunduam tek Kryqi i Kuq në ambiente të jashtme në Francë duke pritur për kamion. Ishte një situatë e vështirë. Në Paris qëndruam 1 ditë.

U fshehëm poshtë kamionit, por për të hipur duhej sipër kamionit. Shoferi i kamionit nuk kishte dijeni që ne ishim aty. Transportonte ushqim macesh dhe qensh. Arritëm që të hynim me këtë kamion në Britaninë e Madhe. Ne ishim 4, të tjerët ishin 16. Ishte viti 1999./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME