Nëna e Alessandro Impagnatiello , i cili ka pranuar vrasjen e partneres së tij Giulia Tramontano, 7 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj, foli për herë të parë pas krimit.
“Unë nuk guxoj ta imagjinoj familjen e Giulia-s. Nuk dua ta imagjinoj… Nënë Loredana është një person fantastik. Alessandro është një përbindësh, e di. Unë i kërkoj falje si nënë, i kërkoj falje që kam pasur një djalë të tillë, kërkoj falje nga e gjithë familja”, tha ajo e përlotur duke folur për kamerat e La Vita në Diretta.
“U kërkoj falje të gjithëve, Alessandro nuk ishte i tillë”! “Pse e bëre? Të gjithëve u shkatërrove jetën”, është pyetja që Sabrina Paulis i ka bërë djalit të saj para kamerave. Kur gazetari e pyeti nëse ishte nëna e Alessandros, gruaja duke qarë iu përgjigj: “Fatkeqësisht”.
“Ai ka qenë gjithmonë një person i sjellshëm. Më pas u mbyll në vete, por ne nuk e dinim. Nëse ai kishte një personalitet të ndarë, ne nuk e dinim.”
“Ai është i çmendur, ai është çmendur – përsëriti ajo-. Për mua ai ka dy personalitete. Unë nuk e di çfarë arsye të jap, ai është një person tjetër, më besoni. Për mua ai ka një personalitet të dyfishtë. Alessandro siç e njohim është personi i bukur, përbindëshi është personi që ai ka pasur brenda, dhe e nxori natën e vrasjes”.
Më pas ajo ka apeluar djalin e saj: “Thuaj gjithë të vërtetën, nuk mund të ikësh më nga asgjë. I ke rrënuar të gjithë. Thuaje të gjithë të vërtetën. Të gjithë e meritojmë. Giulia përfshirë me Thiagon, djalin tënd që nuk do ta shohësh më kurrë”, – shtoi gruan mes lotëve.