Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e tij, ndërsa shumë kush mendon se është thjesht një boutique veshjesh por veshjet me dizejnimet e tij janë brenda të njohura industrisë së modës në gjithë botën.

Jozef Martini nga Shkodra I cili ka vite që jeton në Itali ka vendosur që eksperiencen e tij në dizejnimin e stampave të veshjeve ta hap edhe në Shqipëri.

Puna e Jozefit nuk mbeti pa u vënë re edhe në Shqipëri, ndryshimet politike në fillimet e viteve 90-të happen perspektiva të reja dhe eksperienca të reja. Por pavarësisht se Shqipëria ishte një treg I mbyllur metodat e stampimit të dizajnove të veshjeve nuk ndryshonin shumë shprehet Jozefi i cili punën kryesore të tij e ka në mëndafsh.

Ai sot ka brendin e tij, madje është shumë i kërkuar, kjo falë edhe punës ndër vite për kompani të ndryshme, dhe studio të ndryshme të dizajnit të tekstilit

Dizenjot e tij të pëlhurave, kanë motive të ndryshme, por asnjëherë nuk lë mënjanë edhe Shkodrën, siç është dizejnimi i shallit me motive nga tavani I Katedralës së Shkodrës…

Punimet e tij janë të gjitha të punuara në Itali, pasi në Shqipëri mungojnë teknikat e prodhimit të cilësisë së tekstilit e sidomos mëndafshit.

kohët e fundit ai ka një bashkëpunim me një nga firmat më të njohura në botës si Matrin Rose dhe Tomy Hilfiger. Madje edhe kampioni I Formula 1 Luis Hamilton I pëlqen veshjet e dizejnuara nga Jozef Martini.

Por cila është puna e Jozef Martinit me kompanitë e ndryshme.

Në show room-in e tij ai ka prodhuar veshje të ndryshme, madje duke e zgjeruar gamën e produkteve që mbajnë firmën e tij, si shalla, veshje plazhi, çanta, aksesor të ndryshëm, t-shirt-et

Pasioni i tij i madh dhe përvoja mbi 30-vjeçare ka bërë që Jozef Martini të njihet në botën e industrisë së tekstilit. Ndërsa ai ka dëshirë që përvojën e tij ta ofroj edhe në Shqipëri

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME