Bujari ka thirrur gruan e tij në “Shihemi në Gjyq” dhe që në insert reflektohet rëndesa e konfliktit. Ai thotë se “gruaja i ka shkaktuar kancerin” dhe “do ta largojë nga shtëpia”. Bujari shfaqet shumë i acaruar dhe emocional në insertin e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Bujar: Më ka shtirë kancerin, prandaj jam këtu, nuk e duroj dot, duhet ta largoj menjëherë nga shtëpia, mos të shkoj në burg! Edhe pak ditë që më kanë mbetur, pak ditë jetë kam me atë, nuk e dua më! Ajo më ka shpifur katastrofë! Jam në vuajtje e sipër! Nuk më zë gjumi rehat! Do të hidhem, do t’i dal para trenit! Do t’i jap fund jetës me këtë për Zotin! Të lutem, ma hiq nga shtëpia!
Pasi hyn në studio, Bujari konfirmon se mënyra e tij e të shprehurit nuk është vetëm metaforike, por është i diagnostikuar me kancer.
Bujar: Më ka shpifur kancerin më ka shpifur! 45 vjet nuk e kam duruar dhe nuk do ta duroj më se jam me kancer. Kam 12 vjet në qendra universitare që mua gruaja më ka futur kancerin! Më ka shtirë aq problem sa s’ka ku të shkojë më! Më ka bërë me stres, nuk jetojmë, nuk flejmë dot, nuk hamë, nuk pimë, na ka nxjerë në katrahurë! Çfarë thua ti, nuk durohet ajo gjë!
Ardit Gjebrea: Më fal, je vërtet me kancer?
Bujar: Me kancer jam, jam diagnostikuar me 10 diagnoza.