Tërmeti fut në sherr burrë dhe grua: Më ke futur kancerin

Bujari ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 45 vjetësh, Bajamen, ku në insertin e programit “E Diela Shqiptare”, Bajamja thotë se me Bujarin ka patur vetëm konflikte dhe nuk mund të rrinë në një shtëpi.

Bajame: “Ka ardhur këtu ai pijaneci që ka 45 vjet që më mori jetën? E gjeti rrugën këtu që më ecte shtrembra-shtrembra rrugës? Që i bie gjithë jetës, gjithë kënetës vetëm pije? Vetëm dajak e sherr? O ai, o unë të dy në një shtëpi ne nuk rrimë kurrë se ne po vrasim njëri-tjetrin, po e vrasim pa të drejtë, po e vrasim për hir të atyre që hëngrën lekët dhe ne të dy po vritemi”!

Bajamja hyn në studio me një tufë letrash në duar dhe menjëherë nis një përplasje me tone të larta me Bujarin.

Bajame: “Këtu je ti ore? Këtu ke ardhur ti? Çfarë kërkon këtu ti”?

Bujar: “Ti ça do këtu? Ti! Se na ke nxjerrë në 4 rrugët na ke nxjerrë”!

Bajame: “Ça kërkon këtu? Unë nuk të kam nxjerrë, unë nuk të kam bërë asgjë ty”!

Bujar: “Na shkatërrove fizikisht! Turp të kesh”!

Bajame: “Asgjë nuk të kam bërë! Turp të të vijë ty që ke prurë gruan e 45 vjetëve! Që kemi 3 fëmijë”!

Bujar: “Na ke nxirë jetën, na ke nxirë jetën”!

Bajame: “Të të vijë turp! S’të kam bërë asgjë”!

Bujar: “Si nuk më ke bërë? Thirri mendjes”!

Bajame: “Ia ke bërë vetes se i ke njerëzit e tu”!

Bujar: Duhet të ikësh, nuk rri më me mua, ti s’je më bashkëshortja ime”!

Në vitin 200″7, Bajamja mori një shumë prej 60 milionë Lekësh të vjetra dhe erdhi nga Anglia në Shqipëri për të blerë një apartament në Durrës.

Ajo e bleu apartamentin, por problemi është se nuk figuron që e ka blerë pasi shtëpia u prish nga tërmeti dhe dokumentet humbën.

Këtu fillon problemi mes saj dhe Bujarit, i cili e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”.

Çifti aktualisht jeton me qera, por siç sqaron Eni Çobani çështja mund të zgjidhet me anë të faturës së ujit dhe të dritave, kontratës së shitblerjes dhe dëshmitarëve të pranishëm në momentin e blerjes që do të shërbejnë për të marrë certifikatën e pronësisë.

Nga ana tjetër, Bujari deklaroi gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se pas 45 vitesh martesë nuk dëshiron të jetojë më me Bajamen.

Eni Çobani bën përpjekjen e saj për të pajtuar palët dhe për t’i shpjeguar Bujarit se përtej konfliktit, vjen familja.

Fatmirësisht, ndërmjetësja arrin të gjejë një gjuhë pajtimi për bashkëshortët të cilët shkëmbejnë edhe një puthje në fund të rubrikës.

Deri në këtë pikë të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan situata mes dy bashkëshortëve vijon të jetë e nxehtë dhe e paqartë.

Kuptohet vetëm se bëhet fjalë për një shtëpi dhe një shumë parash, por ende pa detaje të hollësishme.

Bujari nis të thotë se paratë i kishte mbledhur me shumë punë e mund, ndërsa Bajamja duhej të kujdesej për shtëpinë e familjen.

Bajame: “Zonja Eni në vitin 2007, me përgjegjësinë e këtij dhe timen, i kemi mbledhur ato lekë dhe kemi ikur në Angli që atëherë çuni i vogël ka qenë 10-vjeç…”.

Bujar: “Unë lekët i kisha ruajtur prej përgjegjësisë! Është detyrim familjar që burri të mbledhë lekët dhe të mbajë fëmijët, t’i rrisë fëmijët, t’i ushqejë! Me traditë shqiptare burri është kalë dhe gruaja është ekonomia”!

Eni Çobani: Ta lëmë të dëgjohet dhe Bajamja!

Bajame: “Ore të kam duruar 45 vjet o pijanec”!

Bujar: “Gruaja rrit fëmijët, burri punon”!

Bajame: “Ka pas pirë zonja Eni, më ka pas shkatërruar, të gjitha gjërat m’i ka bërë”!

Eni Çobani: “Po mirë mos i thuaj pijanec. S’është momenti për t’i thënë pijanec”!

Bajame: “Pijanec e kaluar pijanecit është ai”!

Bujar: “Lëre pas, pas, pas! Iku tani jeta! 32 vjeç kam ikur në Greqi”!

Eni Çobani: “Bajame, e ke acaruar shumë”!

Bajame: “Ai me mua s’piqet më”!

Bajamja sqaron se ka qenë ajo që ka marrë një shumë prej 60 milionë Lekësh të vjetra dhe është kthyer në Shqipëri për të blerë një shtëpi në Durrës.

Ajo thotë se Bujari dhe familjarët e tij ndodheshin në dijeni të kësaj lëvizjeje.

Gjithsesi, Bujari i acaruar dhe në gjendjen e tij të vështirë shëndetësore, nis të ngrejë zërin sërish dhe i kërkon dokumentet.

Bujar: “Dëgjo këtu! Unë e di si e bëj shtëpinë, pallatin, aeroplanin! Do marr këtë, do ta paguaj, do iki! Si i more ato 60 milionë ti? Që thua ti për mua? Ku janë dokumentat? Po dalin lloj-lloj rrugaçi”!

Vuan prej 12 vjetësh nga kanceri, Bujari: Mjekët e duan trupin tim për studime, bëj morfinë, duan të më presin këmbën

Bujari është i pari që merr fjalën në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”.

Më herët ai tha se është i diagnostikuar me kancer dhe nis të shpjegojë më hollësisht për sëmundjen e tij.

Sipas asaj që ai deklaron në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka një formë të rrallë të kancerit për të cilën mjekët në Londër i kanë kërkuar të kryejnë studime në trupin e tij.

Bujar: “Po para 12 vjetësh u diagnostikova me kancer o zonjë dhe nga ajo pamundësia meqenëse ishin 10 diagnoza nga zemra, nga kanceri, jam akoma me metastaza në trup! Kam bërë 5 kimio e pa numëruar radioterapi dhe u detyrova mbasandej më thanë doktorët në mëshirë të Zotit, ti do ta japësh trupin që ne të studiojmë”.

Çdo njeriu i dhimbset jeta, ne do t’i heqim të gjithë, por trupin tënd do ta studiojnë shumë doktorë që do konkurrojnë këtu, të shohin se kanceri im zoti Ardit, 8 veta e kishin në Angli, më thanë specialistët, doktorët, profesorët, të gjithë në qendrën universitare të Londrës. Unë gjithmonë edhe tani, unë nxjerr gjak nga goja.

Bujari cek disi konfliktin me Bajamen, gruan e tij dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për një shtëpi dhe thotë se ky problem i ka shkaktuar stres shumë të madh.

Bujar: “Më beso nuk fle, valiumi nuk më jep. Bëj morfinë more morfinë! Unë marr 60 njësi në ditë insulinë. Doktorët mendojnë tani do të të presim këmbën. Gjaku yt është regjur, gjaku im është regjur, gjaku im mori fund! Do duroj dhe këtë, nuk kam mundësi ta duroj më këtë! Kjo duhet të ikë”!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME