Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen e 60. Mbrëmë në mesnatë Gjebrea ka pritur ditën e tij speciale në një festë me miqë e familjarë.
Duke iu referuar videove të postuara në Instagram-in e tij, Arditi ka ndarë momente feste me familjarët dhe stafin e ngushtë të punës në Tv Klan.
Në video ai shihet tek feston, duke i fryrë qirinjve, në momente romantike me bashkëshorten, Anilën, e sigurisht me përqafimin e sinqertë të vajzës, Anës. Edhe pse kilometra larg, ‘pjesë’ e festës ka qenë edhe djali i tij, Joni, përmes ‘video-call’.
Arditi bën sot 60 vjeç dhe duket se është shembulli konkret i shprehjes se ‘mosha është thjesht një numër’.