Sistemimi i përroit të Oblikës/ Turistëve u shfaqen mbeturina dhe djegie

Kjo është panorama që shoqëron në një ditë normale jo vetëm banorët e zonës së Oblikës por edhe kalimtarë e turistë të shumtë që përshkojnë rrugën nga pika kufitare e Muriqanit e deri në hyrje të qytetit të Shkodrës.

 

Përroi i pa pastruar ndërsa mbeturinave u vihet flaka në mes të ditës. Shtrati i përroit të Oblikës i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime të shumta. Gjatë dimrit rrezikon vazhdimisht përmbytje ndërsa gjatë verës kthehet në vatër infeksioni së bashku me papastërtitë që akumulon. Pushteti vendor asnjëherë nuk ndërhyri për sistemimin rrënjësor të këtij përroi si dhe rehabilitimin e tij, por u mjaftua vetëm me disa aksione sporadike pastrimi.

 

Për shkak të rrezikshmërisë që ka por edhe rëndësisë veçanërisht gjatë sezonit turistik duke qënë pjesë panoramike e një aksi që lidh vendin tonë me vendet fqinje, kjo zonë kërkon rehabilitim urgjent si në pastrim po ashtu edhe në sistemim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...