Pas përplasjes virtuale, Balina Bodinaku zbulon nëse Arbana Osmani e ka ftuar në dasmën e saj

Balina Bodinaku ka folur ditën e sotme për deklaratën e Arbana Osmanit në Post Big Brother Vip e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.

E ftuar në emisionin “N’kafe” në Radio Travel nga Isli Islami, Balina u shpreh e habitur për këtë përcaktim duke kujtuar vetë deklaratat e Arbanës e cila është shprehur më herët se opinionistët kanë mendimin e tyre.

“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”, është shprehur.

Më pas pyetur nga Isli nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë, Balina u shpreh se nuk priste një ftesë por i uroj më të mirat, që çdo gjë të shkojë ashtu sikurse ajo ka ndërruar.

“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”, është shprehur Balina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME