Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë.
Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por sot, më në fund arritën të kishin kontakt me të.
Ata thonë që kanë bërë debate të mëdha derisa vajza një ditë la të bijat e vogla dhe shkoi në drejtim të paditur. Familjes i kishte thënë se do të merrte rrobat në Vlorë, por fqinjtë e zonës e kishin parë që të largohej me një makinë private, jo me furgonin e linjës.
“Ne menduam se ishte lidhur me një tjetër. Këtu i kam bërë presion, kemi pasur debate. Nuk kam goditur kurrë. I thashë nuk jam dakord, ke 2 vajza. Kur bëri debat herën e parë, e mori i shoqi e pranoi. I mbajta unë 6 muaj dhe më pas dolën me qira se nuk i mbaja dot. Pas 6 muajsh ikën në Vlorë. Vajza gjoja pastronte në hotele. Nga fundi punonte në një bamirësi se cfarë ishte nuk e di. Mbaroi punë tha do vij disa ditë. I shoqi bënte siç i thoshte ajo.
Ditën që iku nuk bëra debat. Na tha do iki, do më mbani vajzat se do iki të marr rrobat në Vlorë. Vajza donte të ikte dhe jam bërë pishman që nuk e kam shoqëruar. Nuk ka ikur me furgon por e kanë marrë me makinë të vogël. E mora në telefon ditën e parë, më thoshte jam në Tiranë, Durrës, dhe jemi zënë në telefon”, tha Astrit Gjona.
Por emisioni ‘Pa Gjurmë’ e ka gjetur Suelën, e cila ka krijuar jetën e saj në Maqedonisë, ku ka 2 fëmijë dhe nuk do të kthehet pas. Sipas Suelës, në vitin 2015 është larguar për në Durrës ku ka qëndruar për 3 vite derisa u njoh me bashkëshortin aktual.
Ajo u shpreh se vajzat nuk i mori me vete sepse pas divorcit komunikoi me psikologen, e cila i tha se të bijat flisnin keq për të. Sipas saj, nga familja u largua se pati dhunë. Këtë gjë e mohon vetë nëna e saj, Fatmira Gjona, e cila thotë se nuk e kanë prekur me dorë.
Pas telefonatës së dytë, Suela telefonoi sërish Odetën duke i pranuar se do të ketë kontakt me to. Gjatë transmetimit live, Suela kontaktoi direkt me familjen dhe me vajzën e saj të madhe.
Suela: A më dëgjoni?
Nëna: Suela mirë je?
Suela: Mirë.
Nëna: Më njeh kush jam?
Suela: Jo nuk të njoh hiç.
Nëna: Si nuk të erdhi keq na ike na le me lot në faqe
Suela: Ju erdhi keq juve. Atëherë s’më ndihmuat, më latë në dorën e atyre që më përdoren.
Babai: Kush të la moj qene?
Suela: Pse nuk më besove kur të thashë që më kërcënojnë
Babai: Ti the do iki në Vlorë.
Suela: Nuk është e nevojshme me bërtit.
Babai: A je mirë atje ku je?
Suela: Mirë jam.
Babai: Mbarë e mirë ta bëftë zoti. Çupat që ke lënë aty i ke pjellë ti.
Suela: Çupat i kam kërkuar unë por nuk mi la. Fola me Nelsin e psikologen.
Babai: Çupat nuk i more ti. Isha vetë në gjyq kur tha se cupat duhet t’i marrë e ëma. Moj Suele, kur shohim emisione ne për ty qajmë. Të marrë burrin e të vijë te ne po të dojë.
Pas tyre zhvillon një bisedë me një prej vajzave, e cila e pyet nëse e ka marrë malli dhe më pas zgjedh të mos flasë më me të.
Suela: A je mirë?
Vajza: Mirë.
Suela: Motra si është?
Vajza: Mirë është.
Odeta: Të ka marrë malli për mamin?
Vajza: Nuk e di. E ka marrë malli mamin për mua?
Suela: Normal.