Shkënda Lili e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur për profesionin e saj si dedektive e cila është fokusuar tek zbulimi i tradhtive.
Ajo ka treguar se gjatë ushtrimit të profesionit të saj si dedektive ka marrë dhe kërcënime të ndryshme, por vetëm nëpërmjet telefonit dhe asnjëherë drejtpërdrejt.
Erjona Rusi: Është e frikshme, e rrezikshme, të kërcënojnë për shembull?
Shkënda Lili: Pyetje që ma bëjnë të gjithë në fakt. Unë nuk shikoj ndonjë rrezikshmëri. Unë kërcënime mund të kem pasur në telefon, por kërcënime drejtpërdrejt jo. Kur më kërcënojnë në telefon unë kam një përgjigje që i them të gjithëve, kam një zyrë dhe mund të vini drejtpërdrejt të flasim. Kjo nuk ndodh drejtpërdrejt, ndodh vetëm nëpërmjet telefonit. E frikshme, nuk e di deri tani nuk e kam ndjerë se nuk i kemi prishur punë dikujt, nuk kemi shkelur në dërrasë të kalbur, kështu që jemi ok.