‘K*rva të ndyra, doni t’ju tregoj p*nisin?”/ Çmenduri në Himarë, pronari i hotelit kërcënon turistet gjermane (Video)

Është e pabesueshme miq, por çdo herë që fillon sezoni i plazhit në Shqipëri, do të ketë patjetër incidente. Problemi qëndron që incidentet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët por edhe me të huajt. Kujtojmë për shembull rastin e Mihal Kokëdhimës para disa vitesh ku u hodh sipër makinës së disa turistëve spanjollë duke i kërcënuar dhe duke thyer xhamin.

Tashmë një histori tjetër e turpshme përsëritet në Himarë. Dy vajza gjermane kanë mbetur pa fjalë kur janë përballur me një skenë të neveritshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur pranë një hosteli të quajtur “Himare Relax Hostel”.

Vajzat gjermane të cilat kanë kontaktuar redaksinë tonë, shprehen se rezervuan në këtë hostel nëpërmjet platformës “Booking”. Por kur mbërritën ditën e caktuar, panë se pronari ishte plotësisht i dehur dhe filloi t’i shante.

Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.

Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari dukej si i çmendur. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.

Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte penisin e tij.

Vajzat gjermane shprehen se ky individ është një rrezik për të gjithë dhe duan të paralajmërojnë edhe të tjerët që të kenë kujdes pasi kanë frikë se mund të ndodhë diçka. Më pas vajzat janë drejtuar në polici ku kanë bërë edhe deklaratën përkatëse.

Në vijim do të gjeni mesazhin e dërguar nga vajzat gjermane si dhe videon skandaloze:

Pershendetje Joq, ne e rezervuam këtë hostel (hostel himare relax në Shqipëri) nëpërmjet Booking, dhe kur mbërritëm pronari ishte plotësisht i dehur dhe po na shante. Atij iu deshën gjashtë herë për të pyetur se si quheshim dhe nuk arriti të na jepte dhomën tonë. Ne gjithashtu kërkuam parkimin privat dhe më pas ai sapo e hapi dhe u largua dhe nuk kishte pothuajse asnjë hapësirë, kështu që u kthyem dhe pyetëm nëse është në rregull. Ai ende nuk arriti të gjente dhomën tonë dhe ne thjesht i kërkuam, ju lutemi a mund të na jepni dhomën tonë dhe ai u çmend shumë, kështu që ne thamë se do të largohemi sepse atmosfera ishte shume e keqe dhe unë u frikësova prej tij. Ai na ndoqi në parking dhe na tha se unë do t’ju tregoj penisin tim dhe thjesht na tha të shkonim në dreq, ku*va të ndyra dhe më pas ai po godiste me grusht makinën time dhe gjithçka. Pronari i tij është një rrezik për çdo udhëtar. Ishim vërtet të frikësuara. Unë kam një video ku ai na fyen dhe ishte i dehur. Dua t’jua dërgoj si provë. Ju lutem mund të postoni diçka në lidhje me të në mënyrë që të tjerët të paralajmërohen sepse kam frikë se diçka i ndodh dikujt. I thashë që punoj për Booking sepse shpresoja që ai të ndalonte, por nuk e bëri. Ne shkuam në polici dhe bëmë një deklaratë kundër tij. Flm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME