Mëngjesi i 13-qershorit që shënon kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishen e Shna Ndout në Laç, gjeti në këtë vend të shenjtë mijera pelegrin.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, besimtaret nisen rrugen e pelegrinazhit që prej mëngjesit të 12-qershorit, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan naten brenda dhe përreth kishes.

Të krishtere e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjte.

Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinet.
Por dyndja e qytetareve drejt kishes së Shna Ndout krijoi kaos në lëvizje.Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambjenteve të kishes kanë qëndruar në gadishmeri autoambulanca me përsonel mjekësor.