Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli është shndërruar tashmë në emrin më te përfolur dhe më të kërkuar të momentit nga publiku.
Që pas përfundimit të spektaklit, këngëtari është duke dhuruar tashmë koncerte të një pas njëshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Luizi ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së fundmi ka publikuar për herë të parë dhe një foto me motrën e tij Ina, e cila jeton atje.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan:
“Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”