Një modele e famshme ka zbuluar se si njerëzit i urojnë vdekjen dhe shkak janë vetullat e saj. Sophia Hadjipanteli merr çdo ditë komente vulgare pasi ka vendosur që vetullat e saj të mos i heqë dhe t’i lërë të rriten.
Ylli i mediave sociale themeloi #UnibrowMovement për të inkurajuar njerëzit që të pranojnë gjëra për veten e tyre, pavarësisht se shoqëria u thotë atyre që të mos i bëjnë.
Kjo fushatë është pritur mirë nga miliona ndjekës të saj në “Instagram”. E jo vetëm kaq, pasi ka punuar edhe me marka të njohura si Jean Paul Gaultier, Louboutin, Hugo Boss dhe Valentino.
Por nuk mungojnë edhe kritikat, të cilat herë pas here janë shumë të rënda.
“Unë marr komente urrejtjeje çdo ditë. Tani nuk i marr shumë parasysh sepse besoj se thjesht nuk janë mësuar të shohin dikë me vetulla si unë që ju dukem ‘jo tërheqëse’”, ka thënë ajo për “Daily Star”.
Sipas saj, njerëzit shqetësohen kur e shohin pasi ata vetë nuk mund t’a bëjnë një gjë të tillë.
“Është e trishtueshme kur njerëzit më shkruajnë që të vdes”, ka shtuar modelja e famshme.