Mungesa e një vendi të caktuar për materialet inerte ka bërë që në Shkodër shumë zona të kthehen në vatra për depozitimin e tyre.Çdo ditë në këtë zonë periferike hidhen tonelata me inerte.Pamjet flasin qartë se si apelet ndaj institucioneve vijojnë të bien në vesh të shurdhët sepse gjendja sa vjen e rëndohet.Persona të ndryshëm shkarkojnë sistematikisht dhera, mbetje të ngurta apo materiale të tjera ndërtimi në këtë zonë duke sjellë një skandal mjedisor. Varrezat e Dëshmorëve janë një prej “hotspot”-eve të mbetjeve inerte por dhe urbane në Shkodër. Pak ditë më parë në aksionin e pastrimit nga Velipoja Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dha lajmin se në landfillin e Bushatit ka nisur proçesi për krijimin e një mjedisi të dedikuar për vend-depozitimin e mbetjeve inerte.Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin ambjentin duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë cdo ditë.
Inertet sfidë për Bashkinë Shkodër/ Vëzhgim në pikat më problematike



