Një 69-vjeçar nga Fieri ka telefonuar këtë të Shtunë te “Aldo Morning Show” në Tv Klan pasi kërkon një partnere. Ai shprehet se bashkëshortja i ka vdekur prej një viti e gjysmë dhe ka nevojë për një person që të bashkëjetojë. Kërkesa e tij e vetme është që gruaja që do pranojë njohjen, të jetë nga jugu.
Enerik: Mua më ka ndodhur një fatkeqësi, më ka vdekur bashkëshortja prej një viti e gjysmë dhe dua të njihem me një njeri. Jam inxhinier në Fier, quhem Enerik.
Aldo: Ça moshe ke ti Enerik?
Enerik: 69 vjeç.
Aldo: Po fëmijët ku i ke?
Enerik: Fëmijët i kam në Itali.
Aldo: Të kanë thënë ata shiko baba njihu me ndonjë.
Enerik: S’kam probleme të tilla.
Aldo: Ça lloj njeriu kërkon se po shkon te 70.
Enerik: Dua një njeri të bashkëjetoj, e dua nga jugu. Këtej, nga Fieri e poshtë.
Aldo: Kërkon të vijë të jetojë me ty?
Enerik: Po, kam shtëpitë e mia. Po gjetët, të njihemi e të biem dakord.
Aldo: Ca inxhinieri je?
Enerik: Inxhinier nafte, kam shtëpitë e mia. Kam dy dhoma e një kuzhinë.