Pasditen e djeshme, në studion e “Ftesë në pesë” ishte një i ftuar shumë special. Përballë Bieta Sulos, qëndronte Juli. Një 45 vjecar, i cili pavarësisht problemeve shëndetësore, falë pasionit dhe vullnetit, vendosi të nisë gjimnazin. Këtë sezon ai përfundoi vitin e parë dhe me rezultatë shumë të mira.
Në një bisedë të ngrohtë dhe plot emocione, Juli tregoi vështirësitë me të cilat jeta e kishte përballur ndër vite. Megjithatë vetëm dicka nuk kishte humbur kurrë te ai: besimi.
Pasi babai i tij biologjik braktisti Julin e vogël së bashku me mamanë e tij, jeta e tyre mori një tjetër rrjedhë. Pas githë fëmijërisë së vështirë, keqtrajtimeve me thyerje syzesh e hedhje telash me gjemba mbi trup, më në fund për Julin po lindtte një rreze shprese.
Mamaja e tij u martua me një tjetër burrë, i cili u kthye në një baba të vërtetë për Janin. Sot, për fat të keq edhe babai i tij edhe mamaja kanë ndërruar jetë, ndërsa Juli po kryen amanetin që i lanë: të vazhdojë shkollën.
Teksa ka postuar një foto të shkëputur gjatë intervistës, Bieta ka bërë një dedikim rrënqethës, teksa ka treguar në detaje historinë sa të dhimbshme aq edhe frymëzuese të Julit.
“Me shokun tim Julin, 45 vjecarin që sapo ka mbaruar vitin e parë gjimnaz dhe me rezultate shumë të mira. Njeriu më optimist dhe entuziast që kam njohur deri më sot. Qysh në barkun e nënës jeta kishte rezervuar surpriza jo të këndshme për të: i lindur me disa probleme shëndetësore, babai e braktis atë së bashku me të shoqen, e cila nuk pranoi “ta heqë qafe” të birin… një fëmijëri me sharje dhe 8 vjecare me keqtrajtime, thyerje syzesh dhe hedhje telash me gjemba mbi trup… me mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkëshorti i ri i nënës së tij, që për të ishte baba, por me pamundësinë për ta vijuar më tej shkollën ai kthehet në ndihmë për prindërit e tij dhe njëkohësisht udhëtonte cdo ditë për te kursi i italishtes.
Sot ka një ditar me 500 faqe të jetës së tij dhe dokumente historike të mbledhura sepse i pëlqen të punojë në arkivë dhe shumë albume fotografike, pasi të fotografuarit është një pasion i tij. I realizon me aparatin dhuruar nga babai tij, i cili ndërroi jetë disa vite më parë me amanetin që Juli të ndjekë shkollën, ndërkohë mamanë ia merr Covid19. Hynë fshehurazi në shtëpinë e tyre… i vetëm, ushqehet në kishë nga e hëna në të shtunë (sepse kempin ia kanë ulur nga 12 në 9 mijë lek), ndërsa të dielave gjen ngrohtësi tek të afërmit… të ndjekurit e gjimnazit edhe pse 45 vjec është kënaqësia më e madhe e tij e më pas dëshiron të gjejë një punë që të ketë të ardhura dhe ndoshta ndoshta të mund të krijojë familjen e tij… ky është Juli dhe keto janë historitë njerëzore që vlejnë, që japin forcë, por edhe duhen mbështetur”, ka shkruar Bieta.
E me sytë me lot dhe zemrën e prekur, ne na vjen mirë që pas gjithckaje që ka kaluar, Juli gjen ende forcën dhe entuziasmin për të tentuar të realizojë ëndrrat e tij. Histori të tilla, jo vetëm që na përballin më realitetin por na japin një “shuplakë” të mirë për të vlerësuar ato që kemi, e mbi të gjitha për të na bërë të kuptojmë se edhe pas stuhive të forta me të cilat jeta na përball, duhet të mos heqim dorë.