Historitë në burgun e Korçës, Alfred Cako: Më vinte turp kur shkoja…

Alfred Cako i ftuar tek “E Diell” i cili si rrallë herë ka folur për fëmijërinë dhe jetën e tij ndër vite.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur i dërgonte duhan dhe vaj ulliri gjyshit të cilin e kishte në burg, ku një herë është turpëruar para shokut të tij të ngushtë.

“Mbaj mend që më dërgonte mamaja t’i çoja gjyshit duhan dhe vaj ulliri. Më thërriste mamaja mua, se mamanë e njihnin të gjithë, se Korça e vogël, e kujt ishte, se gjyshi im ishte me emër në Kolonjë. Më thoshte mamaja shko t’i çoja sepse më vjen turp mua. I vinte turp që ta shikonin që kishte babanë në burg. Vija unë dhe aty shënonte reparti kaq dhe jo reparti ushtarak, kur ishte ushtar shkruheshe REPUSH, edhe unë merrja një shok me vete dhe i thosha hajde ikim bashkë. Dhe kur vija atje më thotë njëra nga këto, ku është në burg ky, çfarë e ke këtë që e ke në burg në sy të atij shokut.

Mua sikur më ra bomba, u thashë është ushtar. Më tha mua nuk është ushtar se kur është ushtarak shkruhet REPUSH, Reparti Ushtarak. Ky është në burg dhe është në Ballsh më tha mua. Edhe më turpëroi në sy të shokut. Ky shoku sa ikëm, shkoi në shtëpi dhe i tha Fredi ka gjyshin në burg. Ata e dinin po nuk i tregonin dhe i thanë mos i trego asnjë shoku dhe Fredin mbaje shok se e ke shok të mirë”, tregon Alfred Cako.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME