‘Loja u shit për…’, Antoneta tregon çfarë e acaroi në ‘Big Brother VIP’

Antoneta e “Big Brother VIP” ishte së fundmi e ftuar në “S’e luan Topi” ku foli për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme. Ish-konkurrentja tha se ajo që e ka acaruar më shumë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ishte mënyra se si është luajtur dhe deri diku abuzuar nga lojtarët mes “lojës” dhe “të vërtetës”.

“Ajo që më nevrikosi… Të paktën në këtë Big Brother është luajtur në dy forma, lojë dhe e vërtetë. Është xhongluar aq shumë me këto dy terma saqë nonjëherë është shitur loja për të vërtetë dhe anasjelltas.

Dhe kjo ka krijuar konfuzion te njerëzit. Kur ti e sheh diçka nga afër dhe e kupton se ajo çka po perceptohet në fakt nuk është ajo e vërteta, atëherë ti fillon dhe ndjen një lloj dëshire për të bërë njerëzit që të kuptojnë se “nuk është ajo që ju po mendoni…”. Mua në Big Brother më penalizoi fakti që jo gjithmonë luftoj për gjëra që mendoj se ndoshta nuk kanë aq shumë vlerë.

I ula gjakrat në një moment të caktuar dhe ndoshta kjo më penalizoi më shumë sesa të qenurit e vërtetë. E vërteta të lodh, të krijon sfida por asnjëherë nuk të dobëson si lojtare”, tha Antoneta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME