Prej një viti jeton larg familjes për hir të nënës së sëmurë, Samira: S’do ia dilja pa burrin dhe vajzën

Në familjen e Alfredit, Samirës dhe Saerdës dashuria është gjuha me të cilën i flasin njëri-tjetrit. Fillimisht babë e bijë rrëfyen në “Ka Një Mesazh Për Ty” sakrificën që po bëjnë pasi nënë e bijë qëndrojnë me prindërit e Samirës për t’iu shërbyer atyre. Prej një viti, Alfredi jeton vetëm dhe ata shihen çdo ditë, por nuk janë më në të njëjtën shtëpi.

Periudha e vështirë për Samirën i drejtoi babë e bijë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare”në Tv Klan për t’i dhënë asaj një mesazh mbështetjeje. Por është fillimisht Samira ajo që i shpreh mirënjohjen bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Samira: Atje do isha unë dhe Fredi duhet të ishte këtu.

Ardit Gjebrea: Pse?

Samira: Sepse unë kam shumë falenderime për Fredin dhe për gocën sepse unë pa ata të dy nuk do ia dilja dot vetëm, me dy njerëz të sëmurë në shtëpi se kam edhe babin të sëmurë, unë jam vetëm.

Ardit Gjebrea: Edhe ata kanë për të të dhënë një mesazh, ta dëgjojmë?

Samira: Me shumë kënaqësi.

Alfred: Shpirto, Samira.

Samira: Urdhëro, flori!

Alfred: Të solla këtu te “E Diela Shqiptare”, te emisioni i Arditit, “Ka Një Mesazh Për Ty” për të vetmen arsye, dashurinë tonë, të respektit, të gjitha, vështirësitë, të mirat që kemi pasur ne të dy, dashurinë që kemi pasur ne të dy, 25 vite…

Ardit Gjebrea: Prandaj thotë që kemi pasur se ka një vit që të ka ikur.

Alfred: S’po e quaj fare.

Samira: 24.

Alfred: Po edhe kjo dashuri është.

Samira: Sakrificë.

Alfred: Dashuri se unë e kam kuptuar që ti shpirto je duke bërë diçka shumë të mirë, je duke bërë diçka të shenjtë për nënën tënde. Çdo njeri për nënën e bën, por është shumë e vështirë dhe ti i ke bërë ballë. Ti ke pasur çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë dhe Zoti do të ta shpërblejë ty për këtë që po bën sepse është e vështirë, e di që ke ngarkesë fizike, psikologjike e të gjitha por shpirto, të dua shumë. Ti amo amore mio!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME