Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt/ ‘Për fluturimin e qëndrimin në Toskanë ka paguar..!’

Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj në Toskanë, të shtunën e kaluar.

Ai tha se këngëtari Flor Mumajesi iu kishte dedikuar një këngë çiftit, ndërsa në lidhje me shpenzimet e të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë janë kujdestur vetë çifti.

“Arbana dhe Eduarti kanë mbështetur financimin e shpenzimeve të të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë.

Në dasëm ka qenë dhe këngëtari Ylli Limani, i cili ka kënduar këngën e preferuar të Arbanës.

Kanë qenë 4 shefa kuzhine me çmime ndërkombëtare të cilët gatuanin në kohë reale, detaj ky që nuk ka ndodhur në dasmat e VIP-ave të tjerë”, tha gazetari Andi Vrapi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME