Kapet i dyshuari për incidentin e goditjes me celular të Bebe Rexhës

Këngëtarja me famë Bebe Rexha, mbrëmë në qytetin e Nju Jorkut u godit me një aparat celulari i hedhur në drejtim të saj nga një person nga turma e shikuesve në koncertin e saj që po mbahej në pjesën e poshtëm të qytetit, Lower Manhattan në sallën e tejmbushur të lokalit “The Rooftop në Pier 17” rreth orës 22:00, të dielën.

Këngëtarja 33-vjeçare shqiptaro amerikane, u godit në fytyrë pothuajse në fund të koncertit papritmas kur çdo gjë ishte më se në rregull .

Për Ora News, një dedektiv i NYPD, (shqiptar amerikan) i zonës që ai mbulon në Manhattan qytetin e Nju Jorkut, tha se për këtë incident NYPD ka ndaluar një 27-vjeçar dhe ai është Nicolas Malvagna nga Manalapan, New Jersey, i cili dyshohet për sulm me mjete të forta ndaj një personi tjetër.

Ai akuzohet se i ka hedhur celularin këngëtares, ngase ai vet është një organizator koncertesh (manager) dhe, kjo nuk përjashton mundësinë që incidenti të jetë “çështje rivaliteti) ndërmjet tyre.

NYPD thotë se Malvagna ndodhet në paraburgim nga policia dhe pritet të dalë sot të hënën në gjyq.

Këngëtarja, e cila ka bërë famë në SHBA, është shqiptare çka duket edhe nga skena në momentin që u godit me aparatin e celularit, është ajo kur bëri Shqiponjën me dy krena, simbolin e flamurit shqiptar me dy pëllëmbët e dorës.

Emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha. Bebe Rexha pas incidentit menjëherë është dërguar në spital për të marrë kujdesin spitalor, mbasi se ajo mori tre qepje mbi vetull në anën e majtë të kokës.

Në medien sociale amerikane, qarkulloi një video që tregon incidentin kur me aparati i telefonit ka goditur Bebe Rexhën në pjesën e sipërme të kokës së majtë, pikërisht poshtë syrit të saj.

Koncerti përfundoi pasi ajo u dërgua në spital për t’u marrë në kujdesin e mjekëve.

Kush është Nicolas Malvagna?

Personi që dyshohet se i ka hedhur celularin duke goditur Bebe Rexhën gjatë koncertit në Nju Jork

Ai është Nicolas Malvagna, sipas policisë njujorkeze një 27-vjeçar, nga New Jersey i cili u arrestua me dyshimin për sulm pasi dyshohet se hodhi një celular në drejtim të Bebe Rexhës, kur këngëtarja ishte duke kënduar në turneun e saj «Best F’n Night Of My Life» në New York City.

Incidenti ndodhi në kohën që artistja e nominuar për Grammy ishte duke performuar dhe po ecte drejt pjesës së përparme të skenës, duke bërë me dy pëllëmbët e dorës Shqiponjën me dy krena, simbolin e flamurit shqiptar kur ndodhi goditja e papritur.

Këngëtarja 33-vjeçare ra në gjunjë me kokën ulur dhe u pa duke shtrënguar me dy duart e saj kokën, ndërsa një numër anëtarësh të ekipit manaxhues të saj nxituan për ta ndihmuar atë.

Fansat e Rexhës kanë nxituar t’i tregojnë sigurimit të lokalit fajtorin, që dyshohet se ka hedhur celularin dhe Malvagna është marrë nga sigurimi. Ndërsa ai po nxirrej jashtë vendit të ngjarjes, fansat bërtisnin “ky është sulm”. Të tjerët filluan të bërtasin dhe e quajtën atë një « frikacak »

Një zëdhënës i NYPD tha në lidhje me incidentin se « Të dielën, më 18 qershor 2023, rreth orës 22.00 policia u njoftua për një sulm që ndodhi në hapësirën e koncerteve të lokalit « Pier 17 » që ndodhet në Rrugën Jugore « South Street 89».

Nga hetimet paraprake në vendngjarje thotë policia u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një performueseje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur atë në fytyrë. Personi është dërguar në dhomat i izolimit në Komisariatin e Parë NYPD « 1st Precinct « për procedim arresti. Këngëtarja e ndihmuar nga forcat e ndihmës së shpejt u dërgua menjëherë nga EMS në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme.

Rexha për muajin qershor ka katër data të turneut të ardhshëm të planifikuar për javën në vazhdim. Nuk dihet nëse ajo do të mund të vazhdoj turneun e saj mes lëndimeve mbasi në 20 qershor ajo ka koncertin e radhës në Philadelphia Pensillvania.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME