Megjithëse është ngritur shpesh herë si shqetësim situata e pastrimit në rrugët e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese.
Mbeturinat janë prezente gjatë gjithë kësaj rruge pranë prokurorisë. Kosha të tejmbushur si dhe inerte është panorama që të ofrohet.
Ky fenomen për qytetarët dhe për banorët që jetojnë në këtë zonë është shqetësuese ndaj kërkojnë ndërhyrje nga institucionet. Pavarësisht se ky është një problem i përditshëm, autoritetet vendore ende nuk kanë dhënë një zgjidhje ndërsa qytetarët vijojnë të ankohen për hedhjen e tyre vend e pavend si dhe mungesën e kontrolleve nga institucionet.