Diferencimi i mbetjeve, vendim që nuk u realizua

Në nëntorin e vitit 2013 në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u miratua projekt-vendimi për bashkëfinancimin e Bashkisë me programin e decentralizimit e zhvillimit lokal për grumbullimin e diferencimin e mbetjeve urbane.

Në atë kohë ekspertët e mjedisit bënë një prezantim të detajuar të projektit të diferencimit të mbetjeve dhe në fund si gjithmonë anëtarët e këshillit bashkiak e miratuan me shumicë votash, e sot 10 vite më vonë ky projekt-vendim vijon të jetë një ndër dështimet e dekadës së fundit. Kontinierët nuk kanë asnjë dallim e qytetarët i hedhin mbetjet e pa diferencuara.

Të vetmet kontenierë aspak të kuptueshëm janë ato përballë bibliotekës së qytetit ku jashtë tyre shkruhet se është e ndaluar të hidhen mbetje fasonerie apo inerte, është e ndaluar të hidhen mbetje të gjelbërta të pa coptuara apo ambalazhe kartoni të pa palosura. Në fakt asnjë prej këtyre orientimeve nuk zbatohet. Pak nga mungesa e menaxhimit lokal e pak nga vetë ndërgjegjësimi qytetar Shkodra vijon të jetë mungesë të diferencimit të mbetjeve urbane nga ato inerte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...