Kolege dhe të afërm, kë zgjodhi Arbana si shoqërueset e nuses

Dita ditës po zbulojmë detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit në Toskanë. Kur ende nuk e kemi parë sesi është dukur Arbana nuse, sot janë zbuluar se kush ishin shoqërueset e saj.

Ato ishin 4 dhe 3 prej tyre janë pjesë e ekipit të saj të punës. Bëhet fjalë për gazetaret Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.

Arbana ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie speciale me koleget e saj, përtej punës.

Kujtojmë se një ditë më parë Arbana na zbuloi një pjesë nga fustani, unaza, ceremonia dhe personat që e ndihmuan. Se kur do publikojë pamjet e plota nga dasma, na mbetet të presim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME