‘Do ishte qesharake’- kjo është një pjesë e dëshmisë së fansit të akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës teksa ajo performonte në një koncert në Manhattan.
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.
27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.
Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.
Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, ishte gati të mbyllte turneu e saj ‘Best F’n Night Of My Life’ në New York kur ndodhi incidenti. Ajo pritet të performojë edhe në The Fillmore në Filadelfia.