Kur kanë kaluar 3 ditë nga ceremonia e dasmës e Arbanës dhee Eduartit, të ftuarit kanë nisur të postojnë pak nga pak nga ajo ditë.
Një nga të ftuarat e padiskutueshme ishte dhe Xhemi Shehu, shoqja e ngushtë e Arbanës. Duke qenë se nuk mundi të postonte dot në atë ditë, sot Xhemi ka zbuluar fustanin që zgjodhi.
Rozë dhe i çarë në një anë, ishte zgjedhja e saj. Mirëpo, ajo që na tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotos.
‘Pak minuta para se të qaja’- shkruan Xhemi duke na lënë të kuptojmë se u emocionua kur pa shoqen e ngushtë të veshurme fustanin e bardhë.
Kujtojmë se dasma e Arbanës dhe Eduartit u zhvillua dy ditë më parë në Toskanë në Itali. Një grup shumë i ngushtë familjarësh dhe miqsh ishin prezent në ceremoni, mirëpo nuk ndanë asgjë në rrjetet sociale, pasi ishte “kusht” i vendosur nga vetë çifti.