Ndërtimi i Zip Line në Alpet e Shqipërisë, një shtysë e re për turizmin në Theth

Në një intervistë për Top Albania Radio, administratori i Hotel Alpet në Theth Fatmir Berishta ka shpërndarë lajmin për ndërtimin e një Zip Line të ri në këtë vend të mrekullueshëm në Alpet e Shqipërisë. Kjo risi turistike është risi për Thethin, i cili po bëhet një çdo dite e me shume një destinacion i preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Zip Line është një atraksion i emocionueshëm dhe i rrallë që do të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme për aventurierët dhe dashamirët e natyrës. Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.

Fatmir Berishta thekson se ky investim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së turizmit në Theth. Ai shton se çdo vit turizmi në këtë zonë po rritet me ritme të shpejta, me turistët e huaj që po dominojnë këtë vit.

Thethi, me të gjitha pasuritë e tij natyrore dhe kulturore, ofron një gamë të gjerë atraksionesh për turistët. Muzeu i Thethit, Kulla e Ngujimit, Ujëvara e Grunasit, Vaskat, Kisha e Thethit, si dhe shtegu Theth-Valbone janë vetëm disa prej shembujve të pasurive që mund të gëzojnë vizitorët.

Me ndërtimin e Zip Line, Thethi shton një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Një udhëtim në këtë vend magjik në Alpet e Shqipërisë sigurisht do të jetë një aventurë e paharrueshme për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...