Nard Ndoka tregon gjestin romantik, opinionisti: E ke bërë vërtet apo e the sa për t’u dukur?

Përtej postit të politikanit, Nard Ndoka zbulon se është një njeri romantik. Gjatë diskutimit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ai u shpreh se nuk i pëlqejnë gjestet që tërheqin vëmendje dhe nuk janë natyrale, por duhet të jetë diçka që e ndien. Nisur nga kjo, ai ndan një episod nëpërmjet të cilit i ka treguar dashurinë bashkëshortes.

Nard Ndoka: Isha me pushime për 4-5 ditë diku dhe me miqtë e mi, me familjen. Kishte një oborr e shumë lule, lule edhe prej këtyre të egrave që dalin vetë, por edhe ato që i kishin kultivuar që ishin goxha interesante. Unë këputa një prej këtyre luleve dhe ia dhashë bashkëshortes time. Për 4 ditë që qëndruam aty, atë lule e mbajti diku aty sipër si një relike se iu duk momenti.

Elton Saraselli: Tani ti këtë e ke bërë vërtet apo e the sa për t’u dukur bukur në televizor siç tha Xhensila qëparë me fotot e Instagramit, e kupton?

Nard Ndoka: Këto janë gjeste që lënë një lloj shijeje, e kupton vetë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME